A po tenton Mytaher Haskuka të përfitoj nga të sëmurët me kancer, i fton të marrin para? (Foto)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tri ditë para zgjedhjeve të balotazhit e ka lëshuar një njoftim të Komunës për personat e sëmurë me kancer dhe tumore.

Në njoftim zyrtar të Komunës së Prizrenit sot, Haskuka u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, të sëmurë me kancer, tumore dhe që kanë fëmijë deri në moshën 18 vjeçare e që janë me sëmundje të rëndë, të shkojnë për mbështetje financiare në këtë komunë.

Kjo mund të shihet edhe si tentim që të përfitoj vota edhe të kësaj kategorie.

Njoftimi i plotë i komunës së Prizrenit:

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, të sëmurë me kancer, tumore dhe që kanë fëmijë deri në moshën 18 vjeçare e që janë me sëmundje të rëndë, të përcaktuara sipas rregullores për ndarjen e subvencioneve të Komunës së Prizrenit, të cilët nuk kanë përfituar mbështetje financiare për vitin 2021, se afati për aplikim për mbështetje financiare për këto kategori, i paraparë deri me datën 31.10.2021, shtyhet deri me datën 05.12.2021.

Personat të cilët i plotësojnë kriteret e parapara, duhet të paraqiten në katin e tretë të objektit të Administratës Komunale, pranë Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë.