“A po mun ngjitesh me 3Z”?!

Çka po kërkon vetura zyrtare këto momente në Rugovë?

Jo rrallë është raportuar ku veturat zyrtare e asete të tjera shtetërore keqpërdoren nga zyrtarë shtetëror,

Nuk janë të pakta momente kur janë ‘zënë’ këto vetura duke kaluar kufirin e duke qëndruar në vende turistike nëpër Kosovës, siç është rasti që tani po paraqesim.

Bëhet fjalë për një veturë “3Z”, e cila është aktualisht në fshatin Shkrel të Rugovës, ani pse është ditë feste e pushimi, shkruan Indeksonline.

Përveç kësaj kjo veturë është bllokuar në borë dhe pas shumë vështirësive është arritur të tërhiqet e largohet nga bora.