A po i bashkohet Agim Bahtiri AAK-së?

Ramush Haradinaj, kryeministri në dorëheqje është takuar sot me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin.

“Prita në takim Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin, me të cilin folëm për zhvillimet e fundit politike në vend, të arriturat qeverisëse në Komunën e Mitrovicës dhe bashkëpunimin me nivelin qendror”, ka njoftuar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Kryeministri në dorëheqje ka vlerësuar se pas funksionalizimit të Trepçës, Mitrovica është ndër qytetet me rëndësi ekonomike e gjeografike.

“Mitrovica është ndër qytetet me rëndësi ekonomike e gjeografike dhe e fokusuar në mundësitë e shumta që ofron Trepça, tashmë pasi që është funksionalizuar dhe i është dhënë fuqia e plotë si aseti kryesor i Kosovës”, tha Haradinaj.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, ka deklaruar se më nuk është pjesë e AKR-së, dhe se po pret që të marten të merr vendimin zyrtar për largim nga AKR-ja, pas takimit me strukturat e kësaj partie në Mitrovicë. /Ballkani.info/

loading…