aplikacioni

A përgjon TikTok përdoruesit për llogari të Kinës?

Presioni ndaj TikTok u shtua javën e kaluar ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo përsëriti se aplikacioni ka dërguar të dhënat e përdoruesve në Kinë.

Gjatë një interviste për një media Britanike ai tha se informacionet e përdoruesve nuk duhet të kalojnë nëpër një server Kinez duke sugjeruar se mund të përfundojnë në duart e Partisë Komuniste Kineze.

Aktualisht po diskutohet nëse duhet bllokuar aplikacioni në SHBA ose jo. Javën e kaluar u ndalua përdorimi i tij nga punonjësit federalë dhe pajisjet e përdorura nga kabinetet qeveritare.

Përtej deklaratave politike, ka mënyra të cilat provojnë nëse TikTok po përgjon përdoruesit ose jo dhe këtu retorika përputhet me realitetin.

Nuk ka prova të qarta të cilat tregojnë se TikTok dërgon informacione në Kinë. Këtë e përdor edhe kompania si armë të fortë duke u përpjekur ta paraqesë si një fushatë politike mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Por javën e kaluar një analist i sigurisë kibernetike pranë ProtonMail, ish inxhinier i CERN tha se Tiktok grumbullon të dhëna dhe është mjet perfekt për mbikëqyrje masive nga qeveria Kineze.

ProtonMail thotë se ka analizuar TikTok dhe politikat e grumbullimit të të dhëna dhe arriti në përfundimin e aplikacioni është kërcënim serioz sigurie. ProtonMail publikoi edhe një letër të bardhë nga Penetrum e cila paralajmëron se 37.7% e adresave IP të TikTok janë Kineze.