A mund të përhapet koronavirusi përmes valëve 5G

Është përfolur shumë e madje janë publikuar edhe lajme të ndryshme për përhapjen e koronavirusit përmes valëve 5G.

Por këtë e ka mohuar Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila ka thënë se koronavirusi nuk mund të përhapet përmes radio-valëve.

“Viruset nuk mund të udhëtojnë përmes rrjetit të radio valëve. Covid-19 është duke u përhapur edhe në shumë vende ku nuk ka fare rrjet 5G”, thuhet në njoftimin e OBSH-së.

OBSH ka përsëritur se koronavirusi shpërndahet përmes spërklave të cilat nxirren nga rrugët respiratore kur një person i sëmurë kollitet, teshtinë ose flet.

“Njerëzit mund të infektohen edhe përmes prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara dhe pastaj nëse prekin sytë, gojën apo hundën”, thuhet në njoftimin e OBSH-së.