A ke qenë e dashuruar? Tayna befason me përgjigjen

Tayna habiti fansat me përgjigjen që e dha kur u pyet se a ka qenë e dashuruar.

Tayna gjatë kësaj kohe po qëndron e mbyllur në shtëpi, bashkë me familjen e saj.

Reperja gjatë kësaj kohe nuk i harron fansat, ajo së fundi i është përgjigjur pyetjeve të tyre në rrjetin social Instagram.

Dikush nga ndjekësit e pyeti “ke qenë e dashuruar?”, kurse përgjigja e Taynës ishte “Hala tu prit jom me m’bo pershtypje dikush shume”.

Për ndryshe, Tayna ashtu sikurse kolegët e saj gjatë kësaj kohe ka anuluar të gjitha planet që kishte rreth koncerteve e këngëve të reja.

Me anë të një postimi, ajo tha se në këtë kohë preferon t’i lexojë titujt e ri të librave që ka blerë.