Forcat e Armatosura të Kosovës(FSK) priten të transformohen në Ushtri të Republikës së Kosovës.
Liderët institucional shprehën të bindur që shumë shpejtë Kosova do ta ketë Ushtrinë e saj.
Komisioni për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës sot do të shqyrtojë ligjin për FSK-në,
përkatësisht koston eventuale që do të ketë mbulimi i gjitha shpenzimeve për funksionimin e Ushtrisë.
Ballkani.info ka kontaktuar me zyrën brenda Kuvendit të Kosovës të Komisionit për Buxhet dhe Financa të cilët thanë se Komisioni për Buxhet dhe Financa sot do ta shyrtojë koston e Projektligjit.
Më tutje u tha se brenda kornizës 2019-2021 është planifikuar kosto e transformimit të FSK-së.
“Komisioni për Buxhet dhe Financa sot do të shyrtojë koston e mundshme të projekt-ligjit për Buxhet dhe Financa. Ne kemi marrë raportin ngaMinistria e Financave që mundësojnë krijimin e FSK-së në ushtri për nga kosto financiare. Në korzinat kohore 2019-2021 po planifikohen gjitha shpenzimet eventuale”, u tha nga Komisioni për Buxhet dhe Financa.
Kosova po tenton ta krijojë Ushtinë dhjetë vite pas shpalljes së pavarësisë. /Ballkani.info/







