A ju kanë ardhur periodat më herët se ç ‘duhet? Këto mund të jenë arsyet

Çdo femër se paku një herë në jetë, përballet me çrregullime të periodave. Arsyet e këtyre çrregullimeve mund të jenë të ndryshme, duke filluar nga ndryshimi i dietës deri tek ndonjë problem patologjik. Gjithsesi më poshtë janë 5 arsyet kryesore pse periodat ju kanë ardhur më herët:

1.Barnat

Mjekët tregojnë se, nëse gjatë muajit jeni përballur me ndonjë grip apo problem tjetër shëndetësor dhe keni përdorur barna, atëherë duhet të përgatiteni, që periodat do t ‘iu çrregullohen.

2.Dieta

Nëse kohëve të fundit keni ndryshuar orarin apo listën e ushqimeve, që i konsumoni ju do të përballeni me një çrregullim të ciklit. Funksionimi i sistemin të riprodhimit ndryshon në proporcion me mënyrën e të ushqyerit.

3.Pilula emergjente

Nëse keni marrë një pilulë kundër shtatzënisë përpara ciklit atëherë pritet, që periodat të vijnë më herët se që e keni përcaktuar.

4.Menopauza

Nëse jeni në kohën e menopauzës, do të përballeni me një çrregullim drastik të ciklit.

5.Stresi

Një ndër faktorët më të rëndësishëm në çrregullimin e ciklit menstrual është stresi. Luhatja e hormoneve, që shkaktohet nga stresi ndikon edhe në ardhjen më të hershme të ciklit.