wifi

A janë WiFi-të publike të rrezikshme?

Kushdo që lidhet me një WiFi publike, duhet t’i kushtojë vëmendje disa pikave në interes të sigurisë.

Ju jeni në lëvizje dhe doni të bëni disa gjëra shpejt në internet.

Por lidhja e internetit me celular në telefonin tuaj është e dobët.

Andaj, para se të përdorni një lidhje të tillë në internet, duhet të merrni parasysh disa pika, transmeton Telegrafi.

Rrjete të shumta publike WiFi janë në thelb të pasigurta dhe për këtë arsye duhet të përdoren me kujdes.

Kushdo që gjen një WLAN të hapur në një pishinë, hotel apo restorant në natyrë, nuk e di se cila është siguria e këtij rrjeti, shkruan Futurezone.at.

Kërcënim për vjedhjen e të dhënave 

Nëse lidhjet WLAN nuk janë siguruar siç duhet, ekziston rreziku që dikush të lexojë dhe të vjedhë informacione dhe të dhëna: fjalëkalimet, detajet e kartës së kreditit ose informacione të ngjashme të ndjeshme mund të bien në duar të gabuara në këtë mënyrë.

Por edhe nëse pronari i lokalit e siguron WLAN-in e tij në mënyrë të mjaftueshme, ekziston ende rreziku.

Për shembull, nëse një kafene operon me një WiFi të quajtur “GuterKaffee”, kriminelët mund të krijojnë një WiFi tjetër të dytë me të njëjtin emër dhe të shpresojnë që njerëzit që nuk dyshojnë të lidhen me WiFi-në e gabuar. Kjo pastaj bën që hakerët të vjedhin të dhënat e përdoruesit.

Kujdes i veçantë kërkohet nëse, pasi të keni krijuar një lidhje me një WLAN publik, papritmas shfaqet një mesazh që thotë se duhet të instaloni një azhurnim ose të shkarkoni një aplikacion. Në asnjë rast nuk duhet të bëni një gjë të tillë dhe të shkëputni menjëherë lidhjen me WiFi-në.