A është rezistent ndaj vaksinës varianti i ri i koronavirusit?

Është identifikuar një variant i ri i koronavirusit që mund të ketë një përhapje më të shpejtë, bën me dije BBC.

Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock tha se të paktën 60 autoritete të ndryshme lokale në Angli kanë regjistruar infeksione Covid të shkaktuara nga varianti i ri.

Ai tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë ishte njoftuar dhe Porton Down po bënte studime të hollësishme.

Hancock tha se nuk dihej nëse varianti i ri shkaktonte sëmundje më të keqe ose nëse vaksinat nuk do të funksiononin më.

Ai tha se gjatë javës së fundit, kishte pasur rritje të mëdha të infeksioneve nga virusi në të gjithë Londrën, Kent, pjesë të Essex dhe Hertfordshire.

“Ne nuk e dimë nëse kjo është për shkak të variantit të ri, por pa marrë parasysh shkakun e tij, ne duhet të ndërmarrim veprime të shpejta dhe vendimtare, të cilat fatkeqësisht janë absolutisht thelbësore për të kontrolluar këtë sëmundje vdekjeprurëse ndërsa vaksina është shpërndarë.”

Ekziston një rregull i thjeshtë për të kuptuar të gjithë “llojin e ri” ose “variantet e reja”: Pyesni nëse sjellja e virusit ka ndryshuar. Kjo është thelbësore pasi viruset pësojnë mutacione gjatë gjithë kohës. Deri më tani nuk dihet një përgjigje e saktë.