A është ky çifti më i ri në Hollywood?

Shpërthejnë shkëndijat mes Brad Pitt dhe Emily Ratajkowski, të paktën këto janë thashethemet më të fundit nga mediat amerikane.

Çifti është parë në rrugët e Nju Jorkut dorë për dore ndërsa dilte nga një restorant, ku darkuan bashkë.

Të dy vijnë nga dy histori dashurie të ndërprera në mes, aktori është ende duke u përballur me ish-bashkëshorten Angelina Jolie për pasuritë, ndërsa modelja sapo është ndarë nga Sebastian Bear-McClard.

Pitt dhe Ratajkowski u panë në Nju Jork dhe gazetat e showbizz shpërthyen. Ai me 58 vite mbi shpinë, por që konsiderohet një ndër burrat më të pashëm në botë, ndërsa ajo 31 vjeç, një modele e dëshiruar nga të gjithë.

Sipas zërave, çifti sapo kanë nisur të frekuentohen dhe është ende shpejt për të folur për një dashuri të madhe.