A egziston ‘Magjia e Zezë’ që po e përmend Burdushi?

“Black Magic” apo Magjia e Zezë në gjuhën shqipe, ka vite që ka nisur të përflitet edhe në vendin tonë. Kësaj lloj ‘magjie’ iu kanë vënë emra të ndryshëm si ‘mgji’, ‘sehire’ dhe emra tjerë të ndryshëm.

Viteve të fundit, kjo lloj magjie bëri bujë nëpër mediat sociale duke marrë parasysh edhe hapësirën e krijuar për debate televizive mes psikologëve, hoxhallarëve, neurologëve dhe krejt në fund mjekëve popullor.

Këta të fundit, kohën e fundit kanë dalë me deklarata publike, se kanë aftësinë e duhur që të shërojnë edhe sëmundjet që nga mjekët mund të shihen si të pashërueshme. Bëhet fjalë për këtë lloj ‘magjie’ e cila ndryshe po quhet si ‘magji e zezë’.

Magjia e zezë ka qenë e njohur qysh në vitet e hershme të civilizimit, kur edhe në kohën e Renesancës, kishte urdhër për ndjekjen dhe vrasjen e personave që konsideroheshin si magjistarë të ‘magjisë së zezë’.

Çfarë mund të bënte magjia e zezë?

Magjia e zezë flitej se mund të krijohej nga persona të caktuar që sakrifikojnë kafshë e në raste të tjera edhe njerëz, për ti bërë keq dikuj tjetër. Këta persona thuhej se mund të mblidhnin informacion të bollshëm rreth një personi, dhe pastaj ta sulmonin atë në forma psiqike, me pagjumësi, depresion, ankth etj.

Këtë lloj magjie, shkenca nuk ka mundur ta vërtetojë asnjëherë, andaj edhe ka mbetur si mitologji e përcjellur nëpër breza, shkruan Ballkani.info.

Sot për këtë lloj magjie flitet edhe në vendin tonë, ku njerëz të shumtë iu drejtohen mjekëve për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Si Mjek Popullor, për zgjidhjen e këtyre probleme u paraqit në vendin tonë edhe Hysri Peqani i njohur nga publiku si Burdushi.

Ky person përmes deklaratave publike, shprehu interesimin e madh të njerëzve për ‘shërim’ nga ana e tij.

E deklaratat e tij u kundërshtuan nga psikologë, mjek profesionistë, neurolog, hoxhallarë e priftërinjë.

“Shërimet” nga ana e Burdushit, po konsiderohen si mashtrime nga ana e personave profesionistë në lëmitë e tyre, duke insistuar se ky person duhet të hetohet për mashtrime me të holla të majme.

E Prokurorisë së Kosovës, nuk i iku nga syri edhe ky rast i rrallë, ku duke u bazuar në akuzën e një personi, i cili kishte shkuar për shërim tek mjeku popullor, Burdushi, ai ka deklaruar se i ka dhënë Burdushit rreth 2000 euro për ta shëruar atë nga depresioni.

Sipas familjarëve të personit në fjalë, depresioni nuk u largua kurrë dhe personi nuk ka bërë më mirë që nga vizita tek ky mjek popullor.

Tashmë ka mbetur në dorën e Prokurorisë së Kosovës për të zgjidhur çështjen dhe të bëjë mbledhjen e provave. /Ballkani.info/