A e rrezikon koronavirusi mbajtjen e ‘Sunny Hill Festival’? Organizatorët dalin me një njoftim

Përhapja e koronavirusit ka shtyrë shumë festivale të shtyjnë datat e mbajtjeve ose të anulohen të gjitha.

Tek publiku kishte lindur një dilemë sa i përket mbajtjes së ‘Sunny hill festival’ pas kërcënimit që po bën ky virus në thuajse gjithë globin.

Tani organizatorët e ‘Sunny Hill Festival’ kanë ndarë një njoftim lidhur me këtë çështje.

Në njoftimin e bërë shkruan se “Të nderuar ne jemi duke shikuar dhe planifikuar gjërat për ‘Sunny Hill 2020’, dhe njëkohësisht duke u interesuar në zhvillimet e COVID-19.

‘Sunny Hill Festival’ zakonisht zë vend në fillim të gushtit, dhe shpresojmë që kjo pandemi të kalojë shpejt dhe ne të takohemi.

Në të njëjtën kohë qëndro i sigurtë, ke kujdes mbi veten dhe të tjerët” shkruan një deklaratën lëshuar nga ‘Sunny Hill Festival’.

Këtë vit nëse çdo gjë shkon si është planifikuar festivali do ndërroj lokacionin nga parku i Gërmisë në Bërnicë.

https://www.instagram.com/p/B9rRjb_lKIb/?utm_source=ig_web_copy_link