A e ftoi Kurti teologun Bajrami në Vetëvendosje?

Profesori i Studimeve Islame, Mustafa Bajrami, është pyetur, nëse është ftuar nga Albin Kurti për t’u bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Teksa u përgjigj në këtë pyetje, Mustafa tha se ka qenë vizoni i partisë që ka vendosur të jetë pjesë e Vetëvendosjes.

“Fryma e Vetëvendosjes të cilën e kam quajtuar një frymë gjithëpopullore, qasja e njerëzve, e krerëve të partisë, mua më kanë shty të mendoj vazhdimisht dhe të shpresoj që një ditë të më jepet hapësira në mënyrë të drejtpërdrejt në politikën kosovare ta jap edhe një kontribut shtesë.

Ajo që është me rëndësi të përmendet është fryma përbashkuese, vizioni i partisë që kanë ndikuar te unë që edhe më shumë ta përshpejtoj vullnetin tim që të jem pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.