A e dini se Tuna është nga fshati ku shumë kosovarë gjetën strehim gjatë luftës?

A e dini nga cili fshat e ka prejardhjen Tuna?

Altuna Sejdiu – Tuna. Një emër tashmë i njohur për të gjitha gjeneratat e muzikdashësve të muzikës argëtuese shqipe.

Kjo është Altuna Sejdiu – TUNA, e cila karrieren e ka nisur si 15 vjeçare, duke ia dalë me të shpejtë të bëhet një nga emrat më senzacional në muzikë. Që në atë kohë këngët e saj ishin mjaftë kontraverse për shoqërinë. Por, si e tillë, ajo i bëri vend të mirë vetës në skenën muzikore.

Tematika e këngëve të saj, jeta private, lidhjet, martesa, divorci, ndarja, lidhjet e reja, bashkëpunimet, rivaliteti me koleget janë disa nga temat të cilat prej vitesh i japin Tunës epitetin e këngëtarës më të përfolur të estrades shqiptare. Tuna, është vajza e Shaban Sejdiut nga fshati Bllac i Shkupit.

Babai i këngëtares ka qenë emër i madh i sportit, pasi ai ka qenë dy herë rresht fitues i medaljes së bronztë në dy palë lojëra olimpike. Shaban Sejdiu ka qenë mundës dhe dy medaljet i ka fituar gjatë lojërave olimpike në Moskë më 1980 dhe në Los Angeles më 1984.