A do të shtyhet sërish viti i ri shkollor?

Viti i ri shkollor pritet të fillojë më 14 shtator, teksa ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe komunat duhet t’i kryejnë përgatitjet e duhuara për fillimin dhe zhvillimin e procesit mësimor, shkruan ballkani.info

“Mbajtja e këtyre masave është jashtëzakonisht e rëndësishme sidomos tani në prag të filimit të vitit të ri shkollor, për çka presim që Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe komunat t’i kryejnë përgatitjet e duhuara për fillimin dhe zhvillimin e procesit mësimor, sipas skenarëve të paraparë, derisa kërkojmë që rreth kësaj teme, sikurse edhe për të tjerat, të jemi të koordinuat në maksimum, ashtu që fillimi i vitit shkollor të fillojë mbarë, pa rrezikuar shëndetin e nxënësve dhe mësimdhënësve”, tha Zemaj.

Ndërsa sa u përket masave të tjera, qoftë në kuptim të lehtësimit të masave apo edhe ashpërsimit të tyre, Zemaj njofton se ato do të ndërmerren sipas situatës epidemiologjike në terren. /Ballkani.info/