A do të ketë ndryshime në zinxhirin komandues të policisë?

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, gjatë vizitës së sotme në Gjilan, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë ndryshime në zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës.

Ai tha se aktualisht janë janë fazën e vlerësimeve, për t’i hapur rrugë ndryshimeve eventuale.

 “Jam duke u marrë me raportet e punës dhe me vlerësimet dhe çdo gjë do të jetë në kuadër të rregullave të përcaktuara dhe nuk do veprojmë me ndonjë nguti pa pasur gjendjen e skanuar” ka thënë Veliu, pas takimit me Lutfi Hazirin.