A do të jetë AKR pjesë e Qeverisë Hoti?

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendrim në favor të dekretit të presidentit Hashim Thaçi që i lejon shumicës parlmentare formimin e Qeverisë.

LDK-AAK-NIISMA janë deklaruar për krijim të Qeverisë, por NIsma Socialdemokrate ka koalicion parazgjedhor me AKR-në e cila ka 2 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka deklaruar në një status në Facebook se AKR nuk do të jetë në Qeveri.

“AKR nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re. Do të jetë opozitë”, deklaroi ai.

AKR e kishte votur Qeverinë Kurti edhe pse nuk ishte bërë pjesë e saj. /Ballkani.info/