A do të dorëhiqet Konjufca, përgjigjet ai

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka mbajtur konferencë për media pas mbledhjes me kryesinë e Kuvendit ku u caktua seanca për votimin e Qeverisë.

Me 3 shkurt do të mbahet seanca për votimin e Qeverisë, përkundër asaj që ende nuk është arritur një marrëveshje në mes VV-së dhe LDK-së – subjekte politike që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit.

I pyetur nga gazetarët nëse Konjufca do të jap dorëheqja për ta zgjedhur  mosmarrëveshjen me LDK-në ai tha se në Kosovë nuk është koha e dorëheqjeve por është koha e emërimeve.

“Në Kosovë është koha e emërimeve, jo koha e dorëheqjeve”, u shpreh Konjufca. /Ballkani.info/