A beson në Zot Edona Llalloshi?

Këngëtare festivalesh, emër i shquar i muzikës shqipe, një nga ata zëra që janë dëgjuar e dëgjohen me ëndje. Kjo është Edona Llalloshi, këngëtarja që po zbukurohet e modernizohet përditë e më shumë.

Edona Lalloshi dy muaj më parë erdhi me bashkëpunimin e radhës me vëllain e saj Milotin. Dyshja lansuan këngën me titull “Nuk harrohet”, që u mirëprit nga fansat e Edones.

Këngëtarja, që është edhe nënë e dy fëmijëve, ka treguar se për të mbi gjithçka është familja, shkruan “Kosovarja”.

Edona, ka treguar se ajo beson shumë në Zot dhe se i falënderohet për gjithçka që gëzon në jetën profesionale dhe atë private.