A mund ta besoni se ky është Jakup Krasniqi!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi është distancuar nga jeta politike në vend, megjithatë ai vazhdon të jetë aktiv kohë pas kohe me opinione të cilat i shprehë në rrjetet sociale.

Është vajza e tij Gresa, e cila sot ka publikuar një foto të babait në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo çka bie në sy është ndryshimi i madh i Jakup Krasniqit në pamje, saqë në shikim të madh vështirë se mund ta njohësh.

Gjykuar nga komentet, njerëzve u ka pëlqyer ndryshimi në pamje që Krasniqi ka bërë.