Dyshohej se ishte infektuar me COVID-19, burri nga Rusia tenton të ikë nga mjekët – i vihen pas

Një burrë për të cilin dyshohej se është infektuar me COVI-19, kishte vendosur të tentojë të arratiset nga ekipi mjekësor që u detyruan të vrapojnë pas tij në qytetin rus Arzamas, me qëllim që ta kapin dhe të mos krijoj panik te qytetarët.

Kjo skenë e pazakontë është filmuar këto ditë, kurse pamjet shpejtë janë bërë virale në Rusi. Videoja e shkurtër shfaq tre infermierë të veshur me rroba të bardha mbrojtëse duke vrapuar pas burrit që tenton t’ju ikë.

Më vonë lidhur me këtë është deklaruar kryetari i qytetit, i cili tha se bëhet fjalë për një burrë me probleme mendore për të cilin dyshohej se mund të jetë infektuar me COVID-19.

E qëllimi i infermierëve, sipas të parit të qytetit ishte kryerja e analizave për coronavirus – më saktësisht synonin ta dërgonin në spital për të kryer procedurat.

Megjithatë ai nuk dëshironte ta bënte një gjë të tillë, duke tentuar të arratiset – por në fund është kapur. E rezultatet e testit të coronavirusit pritet të dalin shumë shpejtë.

Kujtojmë se që nga shpërthimi i epidemisë në Rusi janë infektuar 8.672 persona, kurse 63 tjerë kanë humbur jetën.