Haradinaj me postim prekës përkujton fillimin e betejës së Kosharës

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Daut Haradinaj, kujtoi betejën e Kosharës duke thënë se kjo betejë i bashkoi gratë dhe burrat e kombit në katër anët e globit, për çlirimin e vendit.

“Çdo ditë kemi kujtime për të rënët e luftës që edhe sot po i mungojnë Kosovës” tha ai përmes një shkrimi në facebook. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

Sot me krenari i kujtojmë gratë dhe burrat e kombit të bashkuar nga të katër anët e globit po e fillonin një betejë të re dhe vendimtare për çlirimin e vendit.
Kosharja po kthehej në arenë dyluftimi ku Agimi, Salihu, Xhemajli, Fadili, Shpetimi, Rrusta, Antoni, Hadërgjonaj, Hyseni, Nasimi e shumë tjerë po organizonin luftë tepër të pëgjakshme por që e nderoi kombin tonë.
Çdo ditë kemi kujtime për të rënët e luftës që edhe sot po i mungojnë Kosovës.
Lavdi heronjve të Koshares dhe mbarë kombit tonë.
DH