Eskalon njeriu i Albin Kurtit: SHBA nuk do ta coptojë Kosovën drejtpërdrejtë, Serbinë do ta kthejnë përmes Grenellit

Hysamedin Feraj, anëtari i VV’së i afërt me Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, sot ka bërë një deklaratë skandaloze, duke thënë se sipas tij, SHBA po dëshiron të coptojë Kosovën përmes emisarit Richard Grenell.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se SHBA do ta bëjë kthimin e pjesshëm ose të plotë të Kosovës, nën Serbi.

“SHBA nuk e coptojnë Kosovën dretjpërdrejt, siç lë të kuptohet lobi serbo-rus dhe paranojak në Kosovë, sepse një ndërhyrje e armatosur në Ballkan do të nxiste reagim ndërkombëtar e rajonal që ia ngre koston tej fitimit (parimi maximin në politikën e jashtëme”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Çështje lobesh e zgjedhjesh:
SHBA nuk e coptojnë Kosovën dretjpërdrejt, siç lë të kuptohet lobi serbo-rus dhe paranojak në Kosovë, sepse një ndërhyrje e armatosur në Ballkan do të nxiste reagim ndërkombëtar e rajonal që ia ngre koston tej fitimit (parimi maximin në politikën e jashtëme).
– Kthimin e pjesshëm ose të plotë të Kosovës nën Serbinë lobi serbo-rus në SHBA, me përfaqësuesin e vet më të pushtetshëm Richard Grenell, duhet ta bëj pa armë. Këtë mund ta realizoj vetëm me lobistët serbo-rus brenda Kosovës, ndër me të zëshmit deri tani: Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Berat Buzhla, Parim Olluri, dhe gjithë media që lobon pro tyre.
– Prandaj kthimi i përballjes me pandeminë në temë qendrore të zgjedhjeve dhe rizgjimi i aleatëve të Kosovës në SHBA na favorizojnë. Por kurrsesi nuk duhet të na pakësojnë veprimin dhe organizimin tonë. Sepse, pa mbështetjen tonë brenda Kosovës, as aleatët tanë në SHBA nuk mund të na garantojnë suksesin përballë koalicionit të Vuçiqit, Thaçit, Mustafës, Haradinajt dhe medies së tyre.
– Suksesin tonë përballë Serbisë e garanton vetëm demonstrimi dhe manifestimi publik dhe i fuqishëm i vendosmërisë mbarëpopullore e mbarëkombëtare kundër lobit serbo-rus brenda Kosovës, dhe në mbështetje të Vetëvendosjes!
Adresa dihet: Albin Kurti dhe qeveria e tij fuqiplotë e Kosovës.
– Vetëm kështu kostoja e copëtimit të mëtejshëm të Kosovës rritet më shumë se fitimi. Dhe mjeti i realizimit të tij, lobi serbo-rus brenda Kosovës bëhet i papërdoshëm.