Haskuka kërkon që Korisha të futet në karantinë

Një person nga Korisha e Prizrenit rezultoi pozitiv me virusin COVID-19. Por IKShP-ja nuk arriti të konstatoi burimin e infektimit.

E për këtë qëllim kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka po kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të nxjerr vendim për futjen në karantinë të fshatit Korishë, në mënyrë që të parandalohet përhapja e këtij virusi.

Ky është postimi i Haskukës:

Të dashur qytetarë,

Sot kemi pasur rastin e tretë me virusin COVID-19 në komunën e Prizrenit, respektivisht me vendbanim në Korishë.

Ndryshe nga 2 rastet e tjera kur është konstatuar burimi i infektimit dhe janë identifikuar të gjitha kontaktet, në rastin e fundit personeli nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk ka arritur të gjejë përgjigje nga është burimi i infektimit.

Prandaj me rekomandimin e IKShPK-së për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, Min istria e Shëndetësisë sot ka nxjerrë vendim që fshati Korishë të shpallet zonë karantinë, nëpërmjet së cilit ndalohen hyrje-daljet dhe ndalohet lëvizja në fshat. Vendimi hyn në fuqi nga sot dhe obligohen të gjithë t’i respektojnë masat.

Këto masa janë për parandalim dhe janë për të mirën e të gjithëve, prandaj t’i respektojmë.

Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me institucionet është më se i domosdoshëm për luftimin e koronavirusit. Personeli i IKShPK-së në vazhdimësi është duke kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

I ftoj të gjithë kontaktet e personit që të vetizolohen për dy javë dhe nëse kanë simptome të telefonojnë në numrin 038 200 80 800.

Të ndihmojmë stafin mjekësor profesional që të bëjnë punën e tyre duke respektuar masat.

Mbetshi me shëndet!

Mytaher Haskuka