ZYRTARE: Qeveria Kurti shkel Kushtetutën, Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin për kufizimin e lëvizjes

Gjykata Kushtetuese e ka pranuar kërkesën e Presidentit Thaci, duke shpallur vendimin e Qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizjes të pavlefshëm.

Gjykata Kushtetuese i ka kthyer përgjigje kërkesës së Presidentit Hashim Thaci në lidhje me vendimin e Qeverisë, me të cilën u kufizua qarkullimi i qytetarëve për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Në aktgjykimin e publikuar sot, Gjykata Kushtetuese vendosi që:

II. TË SHPALLË që Vendimi nr. 01/15 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 23 marsit 2020, nuk është në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenet 35 [Liria e Lëvizjes], 36 [E drejta e Privatësisë] dhe 43 [Liria e Tubimit] dhe nenet 8 (E drejta e jetës private dhe familjare), 11 (Liria e tubimit dhe asociimit) të KEDNJ-së dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ;