Dua Lipa shfaq fizikun e përsosur në këtë paraqitje në Australi

Dua Lipa erdhi tejet tërheqëse në paraqitjen e radhës.

Dua Lipa është goxha aktive në rrjete sociale, në të cilat nuk i kursen aspak fotografitë atraktive.

Këngëtarja së fundi ka udhëtuar për në Australi, ku do të performojë, ndërsa po shijon çdo moment gjatë kësaj vizite atje.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një sërë fotografish të realizuara në Sidnej, ku shfaqet e veshur me fustan dhe këmishë të zbërthyer, teksa vë në pah belin e sheshtë.

Për ndyshe, “Physical” titullohet kënga e fundit nga Dua Lipa, ndërsa së shpejti pritet publikimi i albumit të ri të saj.