Këngëtares shqiptare ia hakojnë Facebookun, i publikojnë pamje +18

Pothuajse çdo njeri është përdorues i rrjeteve sociale, të cilat përdoren për qëllime të ndryshme: si për të komunikuar, për të promovuar dhe për të postuar foto/video nga përditshmëria ose rastet e veçanta.


Megjithatë fakti që janë kaq të përdorura nuk i bën të sigurta dhe së fundmi këngëtares dhe moderatores Klea Huta, ia kanë hakuar llogarinë e Facebook-ut.

Në faqen e saj janë publikuar pamje për të rritur dhe Klea ka njoftuar miqtë dhe fansat se hakimi ka ndodhur sot në orën 10:00.

Po ashtu ajo ka kërkuar që ta ndihmojnë për ta mbyllur sa më shpejt. “Miq dhe fansa të mi, sot në orën 10:00, më kanë hakuar Fan Pagen e Facebook-ut. Më vjen shumë keq që po ndodh kjo, kush më ndihmon me dikë që i njeh mirë këto hakime që ta mbyll sa më parë“, shkruan Klea.