9 ushqimet që nuk duhet t’i fusni kurrë në frigorifer

Dëshira për ta parë frigoriferin të mbushur plot, me lloje-lloje produktesh, shpesh është një tundim që të bën të mos dish se çfarë realisht ka në të! Shanset që aty të keni gjëra që nuk kanë nevojë të ruhen në kushte frigoriferike janë të mëdha.

E dinit që ka ushqime që jetojnë më gjatë, nëse mbahen në temperaturë dhome?! Këtu është lista jonë e plot nëntë gjërave që nuk duhet kurrë t’i fusni në frigorifer. E kjo ju ndihmon që të krijoni edhe hapësirë të lirë në të apo jo?

1. Buka

Bukën e thatë, ne kemi tendencë që ta fusim në frigorifer, por mos e bëni më këtë! Në vend të kësaj zgjedhje, ruajeni atë në një çantë enkas për bukë ose në një vend të thatë.

2. Qepët

Është mirë që ato t’i ruani në zona të thata, me ajrim, dhe larg ushqimit që konsumoni çdo ditë sepse aroma e qepëve nuk është fort e këndshme. Pra, mbajini në një vend të errët. Por, mos harroni! Nëse përdorni vetëm gjysmën e një qepe, pjesën tjetër mund ta ngrini.

3. Hudhra

Gjëja më e lehtë dhe praktike është që ta fusni atë në sirtarin e sallatës në frigorifer, por e keni gabim! Është ideale që atë ta ruani në një zonë të thatë dhe të ajrosur.

4. Avokado

Vënia e avokadove në frigorifer nuk i ndihmon ato të piqen. Mbani ato në qese të hapura ngjyrë kafe, nëse keni nevojë për të shpejtuar procesin e pjekjes. Ose vendoseni diku afër bananeve, sepse piqen më shpejt.

5. Domatet

Ju e dini se shijen më të mirë ato e kanë kur ruhen në temperaturën e dhomës, dhe më pak të shijshme janë kur ftohen. Ndaj, mos e mendoni dy herë, por ruajini në një banak në ambient me temperaturë dhome.

6. Mjalti

Mjalti është produkt që nuk kërkon kurrë ngrirje. Pra, vendoseni përsëri në dollap!

7. Torta

Përveç rastit kur ajo ka krem pastiçerie, është mirë që torta të ruhet në një enë hermetike përreth tre ditë, jo në frigorifer.

8. Pjepri

Nëse pjepri është i pa hapur, mbajeni jashtë frigoriferit. Pasi të keni prerë në të, mbështilleni me letër celefoni dhe po këtë herë mund ta fusni në frigorifer. Në situata të tjera, jo!

9. Kafeja

Nëse është në formë kokrre, kafeja kurrë nuk ruhet në frigorifer pasi përthith erë. Mbajeni atë në një enë hermetike dhe voila’!