800 herë Cristiano Ronaldo

Goli i parë profesional për Ronaldon erdhi në sezonin 2002/03, më 7 tetor 2002 ku ai shënoi kundër Moreirense, në rrethin e gjashtë të kampionatit portugez, ku ai shënoi golin e parë në minutën e 34 dhe në minutën e 5 shtesë të ndeshjes në një fitore prej 3-0

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo ka shënuar sot 800 gola në karrierën e tij profesionale që nisi në sezonin 2002/03, deri në dy golëshin e sotëm kundër Luksemburgu, të parin pas tetë minutave lojë dhe tjetrin në minutën e 13, të dy golat nga penalltia në një ndeshje kualifikuese për Botërorin 2022.

Në stadiumin Algarve, kapiteni i ekipit portugez shënoi nga penalltitë duke rrumbullakuar 800 gola, në ndeshjen e tij të 1103 zyrtare që nga debutimi me Sporting më 14 gusht 2002.

Atë ditë, Cristiano Ronaldo kishte 17 vjet ku debutoi nga stoli kundër Interit në një ndeshje të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve ku hyri në minutën e 58-të për të zëvendësuar Toniton, në një ndeshje që përfundoi me rezultat 0-0, transmeton GazetaExpress.

Sa i përket goli të parë, ai erdhi në ndeshjen e shtatë të sezonit 2002/03, më 7 tetor 2002 ku ai shënoi kundër Moreirense, në rrethin e tretë të kampionatit portugez, ku ai shënoi dy gola, një në minutën e 34 dhe një në minutën e 5 shtesë të ndeshjes, derisa ndeshja përfundoi me rezultat 3-0.

Këto ishin dy golat e parë nga gjithsej 800 të shënuar, ku më shumë se gjysmën e tyre i ka shënuar në fanellën e Real Madridin: 451 në 438 ndeshje, një rekord mbresëlënës i Ronaldos që e bën atë lojtarin më të mirë në histori të Merengues.

Në nëntë sezone, nga 2009/10 deri në 2017/18, portugezi “përmbysi” të gjithë legjendat në botë si: Emilio Butragueño, Francisco Gento, Hugo Sánchez, Ferenc Puskás, Carlos Santillana, ‘dom’ Alfredo Di Stéfano dhe Raúl González.

Është padyshim një nga arritjet e tij më të mëdha në karrierën si futbollist modern.