Memorizim

8 sekrete që të memorizoni gjithçka

1. Përdorni përsëritjen për ta mbajtur informacionin në kokë

Truri e përpunon informacionin në kujtesën afatshkurtër, por mund ta harrojë shpejt nëse nuk e përsërisni. Ne harrojmë brenda një ore gjysmën e asaj që mësojmë. Kjo kujtesë reduktohet me 20% brenda javës. Kështu që duhet ta transferojmë informacionin në kujtesën afatgjatë. Si? Duke e përsëritur.

2. Mësojani dikujt tjetër atë që keni mësuar

Piramida e Mësimit është një koncept i zhvilluar në vitet 1960. Kështu mund të ruani deri 90 përqind të kujtesës nëse ua mësoni direkt apo diskutoni me të tjerët. Sepse kështu po e detyroni trurin tuaj të përqëndrohet.

3. Studioni apo bëni leximin “e rëndë” gjatë pasditeve

Sipas një studimi, e rrisni aftësinë tuaj për të kujtuar nëse gjërat më të vështira i lexoni gjatë pasditeve. Disa mendojnë që duhet të lexojnë në mëngjes. Por jo, në mëngjes vetëm kujtesa afatshkurtër është më e mprehtë.

4. Flini mjaftueshëm që truri të sintetizojë informacionin

Roli i gjumit është jetik për konsolidimin e kujtesës. Sipas një studimi, ata që flejnë mirë një natë para provimit marrin rezultate më të mira se sa ata që rrijnë gjithë natën zgjuar duke lexuar. Po kështu duhen edhe pushime të shkurtëra gjatë leximit sepse ndihmon trurin të “rikarikohet”.

5. Ndërto një vend për kujtesën në tru

Kjo teknikë ka ekzistuar që në periudhën romake. Ka të bëjë me krijimin e prezantimeve pamore apo hapësinore në tru për gjërat që dëhsiron të kujtosh. Mund të përdorni edhe tingullin, aromën, shijen, prekjen etj.

6. Përdorni teknikën e hartëzimit në mendje

Kjo ndihmon kur e përdorni me teknikën e mësipërme. Ajo përfshin analizën dhe kreativitetin, kështu që truri juaj është shumë më i angazhuar dhe aktivizuar kur përpunon informacione të reja. Me marrjen e informacioneve të reja, duhet që t’i ndani në pika dhe nënpika për të patur një kujtesë më të mirë.

7. Mendoni fjalë që bëjnë rimë

Fëmijëve u mësohen vjersha me rimë sepse ndihmojnë shumë në fuqizimin e kujtesës. Rima ka modele të ngjashme që tingëllojnë si muzikë. Kjo i bën gjërat më të lehta për t’u kujtuar.

8. Përdorni fuqinë e mendimit pozitiv

Të rriturit shihen si njerëz me kujtesë të dobët. Por një studim ka treguar se fuqia e mendimit pozitiv i bën ata të harrojnë më pak. Ekspertët thonë se nëse njerëzit e moshuar mendojnë se harrojnë, kjo ua përkeqëson kujtesën.