‘8.000.000 nga ato realet’ Enca thumbon kolegët e saj

Këngëtarja Enca Haxhiu së fundmi provoi dhe një tjetër zhanër të muzikës atë të tallavasë.

Enca erdhi në një bashkëpunim me mbretin e kësaj muzikë Muharrem Ahmeti.

Kënga titullohej ‘Hajde’ dhe u prit mirë nga publiku shqiptar.

Këtë gjë e tregoi dhe ditën e sotme Enca me anë të një postimi ku tregoi se vetëm për pak koëhë kënga ka marrë 8 milion klikime.

“HAJDEEEEE 8.000.000 (nga ato realet [????] ) “, ka shkruar Enca, duke treguar se nuk janë të blera siç ndodh rëndom nga këngëtarët dhe njekohësisht duke thumbuar kolegët e saj.