Ish-parashutisti Jean Jacques Savin do të përpiqet të kalojë Atlantikun për disa javë, duke përdorur vetëm një fuçi të vetë-prodhuar dhe të jetë në ”mëshirën” e oqeanit se si ta mbajë, transmeton Ballkani.info

Sportisti 71 vjeçar dëshiron të vërtetojë se ai ‘mundet ende.” Ai e ka plan që të studiojë rrymat oqeanike dhe të kapë peshk.

Savin është duke punuar në ‘anijen’ e tij, e cila ka një zonë të fjetjes, dërrasa dhe kuzhinë. Udhëtari francez ende kërkon sponzorizim për të kompletuar buxhetin prej rreth 68.000 dollarësh. /Ballkani.info/