70 aksidente ndodhën vetëm dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 70 aksidente trafiku.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, fatmirësisht nga këto aksidente nuk ka pasur asnjë të vdekur.

Nga 70 aksidente që ndodhën të shtunën, 27 prej tyre kanë qenë me të lënduar, kurse 43 me dëme materiale.

Ndërsa për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, Policia e Kosovës i ka shqiptuar 1 mijë e 376 gjoba.