7 mengjeset ideale per te ulur kolesterolin e larte

Kolesteroli i larte eshte nje kercenim i vazhdueshem per shendetin e zemres, i cili mund te perfundoj ne episod fatal per jeten. Disa persona munden te arrijne ta mbajne kolesterolin ne nivele optimale nepermjet ushqimit, aktivitetit fizik dhe renies ne peshe, por disa te tjere, duhet te marrin medikament, pasi problemi i tyre qendron me shume ne rregullimin e brendshem, qe ka te bej kryesisht me melcine dhe predispoziten gjenetike.
Kolesteroli i marre me ushqim, duket te kete nje ndikim fare te vogel ne kolesterolin ne gjak, dhe nje tjeter grup yndyrnash eshte pergjegjes per rritje te padeshirueshme te tij. Ato jane yndyrnat e ngurta dhe yndyrnat trans, si gjalpi, bulmeti me yndyre, margarina, vaji i pakmes dhe vaji i kokosit apo vajrat bimor te rafinuar qe perdoren gjeresisht per skuqje. Nje diete ushqimore qe trajton kolesterolin e larte, perfshin evitimin e yndyrnave te ngurta dhe trans, plotesimin optimal me yndyrna te pangopura, marrjen e mjaftueshme te fibrave dhe prebiotikeve, si dhe furnizimin e perditshem me lende antiinflamatore dhe antioksiduese, te cilat e mbrojne kolesterolin nga oksidimi – forma me e rrezikshme e tij.

Zgjedhjet me te mira per vaktin e mengjesit

  1. Buke thekre*; gjalpe susami* (organik); 1 leng shege
  2. Tershere e zier me uje, vaj ulliri, gjize, 2 arra; leng rrushi
  3. Kos pa yndyre; elb i zier; kurkume*; fara lini; shege; boronice e thate ose rrush i zi, i thate
  4. Trahana me vaj ulliri, gjize, fara luledielli; 1 leng qitro
  5. Suxhuk me kumbulla te thata, rrush te thate, bajame, fara kungulli, fara chia,
  6. kakao te paster dhe pak mjalte
  7. Buke thekre*; veze e zier; ½ avokado e marinuar me pak vaj ulliri dhe leng limoni; 1 molle
  8. Hikerror* te zier me uje dhe pak qumesht bajamesh*, kanelle, pak vanilje, bajame te thermuara, banane, shege

 

Faktore te tjere te rendesishem qe ndihmojne

  • Pini uje mjaftueshem, ka shume raste qe kolesteroli i larte rregullohet pas konsumit te mjaftueshem dhe vazhdueshem te ujit
  • Nderprisni duhanin, duhanpirja shkakton ulje te kolesterolit te mire
  • Rrisni aktivitetin fizik
  • Arrini nje peshe normale per gjatesine
  • Konsumoni mjaftueshem fruta dhe perime cdo dite
  • Gatuani vetem me vaj ulliri
  • Evitoni yndyrnat e bulmetit, dhe te produkteve te gatshme

*Buke thekre integrale, gjeni ne furrat e bukes Nela, te cilat mund t’ju furnizojne edhe me miell thekre, ne menyre qe buken ta beni vete.
*Gjalpe susami organik gjeni ne Spar, nen emrin Tahini.
*Kurkuma eshte shafrani i Indise dhe gjendet ne kendin e erzave ne Spar./Bazuar në BlerinaDiet