Sulmuesi i Fiorentinës

7 klube në garë për shërbimet e Chiesas

Ylli i Fiorentinës, Federico Chiesa është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në merkato falë paraqitjeve të tija me fanellën e skuadrës “vjollcë”.

21-vjeçari ndiqet nga ekipet më të mira në Europë si Napoli, Inter, Juventus, Bayern, Manchester United apo Manchester City ndërkohë që deri tani drejtuesit e klubit u kanë rezistuar ofertave të mbërritura.

Megjithatë së fundmi listës së gjatë të skuadrave i është bashkuar edhe Real Madridi, me spanjollët që janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e klubit italian që pretendon 60 milionë euro për Chiesan.