Universiteti “Johns Hopkins” ka bërë të ditur se ka shkuar në 69 numri i personave të vdekur nga koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë rreth 3800 persona janë infektuar, kurse shumica e viktimave të reja u shënuan në shtetin e Uashingtonit, ku ishte regjistruar edhe rasti i parë në ShBA, shkruan “Anadolu.
Viktima nga virusi i ri tashmë janë raportuar në dymbëdhjetë shtete të ndryshme të ShBA-së. Përpos shënimit të rasteve fatale, raportohet se 12 pacientë janë shëruar.
Ndryshe, sot ka filluar testimi në njerëz i vaksinës kundër koronavirusit. Lajmin e bëri të ditur në kushte anonomiteti një zyrtar i qeverisë amerikane.







