52 aksidente e 1 mijë e 555 gjoba në trafik në 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar disa statistika të punës së tyre për 24 orët e fundit.

Sipas këtij raporti kanë ndodhur gjithsejt 52 aksidente në trafik nga të cilat 23 aksidente janë regjistruar me të lënduar, kurse 29 me dëme materiale.

Nga njësitet e trafikut janë shqiptuar 1 mijë e 555 tiketa.

Janë arrestuar 16 persona, tetë janë në mbajtje dhe dy janë dërguar në vuajtje të dënimit.