51 aksidente trafiku brenda një dite

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së premte, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 51 aksidente komunikacioni. 25 prej tyre u raportuan me të lënduar, ndërsa 26 të tjera vetëm më dëme materiale.

Ndërsa, sa i përket shkeljeve të rregullave në komunikacion brenda 24 orëve policia ka shqiptuar 1 mijë e 652 tiketa dënimi.

Policia e Kosovës ka raportuar se vetëm dje janë arrestuar 19 persona, 15 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë- Pejë saktësisht në fshatin Gllarevë. Nga ky aksident kanë mbetur tre persona të lënduar.

loading…