5 trendet kryesore të smartfonëve në 2019-ën

2018-ta ishte vit i keq për smartfonët. Për herë parë rritja ndaloi. Gjërat filluan keq që nga fillimi i vitit kur Gartner publikoi të dhënat të cilat tregonin rënien e parë nga vit në vit që kur filloi të analizonte këtë treg.

As Apple nuk ishte imune ndaj këtij trendi negativ dhe analisti i njohur i iPhone, Ming-Chi Kuo vazhdimisht ndryshonte parashikimet e shitjeve për 2019-ën.

E thënë thjeshtë njerëzit nuk gjejnë dot arsye për të ndryshuar smartfonin e tyre nga viti në vit sepse avancimet në teknologjinë janë reduktuar ndjeshëm.

Megjithatë 2019-ta premton shumë dhe prodhuesit përveç kamerave më të mira do të kenë hapësira të tjera për të elaboruar me produktet e reja.

Vitin e ardhshëm priten ndryshime radikale së bashku me gjeneratën e re celulare të rrjeteve.
5G-ja

Premtimet dhe parashikimet kanë nisur që tre mujorin e fundit të 2018-ës për 5G-në. Shumë prodhues kanë premtuar telefonët e parë me këtë teknologji si OnePlus dhe LG.

Samsung gjithashtu raportohet se 5G-në do ta sjellë me Galaxy S10-ën.

Operatorët celularë gjithashtu po përgatiten për lançimin e rrjeteve të para komerciale.

Kësaj liste i mungon Apple kompani e cila do të shtyjë debutimin e teknologjisë tek iPhone për në 2020-ën.

Telefonët me ekran që palosen

Tashmë i kemi parë dy të tillë. Samsung demonstroi në Nëntor telefonin me ekran që paloset por përtej një prezantimi në skenë nuk pamë gjë tjetër për një produkt që premtohet që nga 2013-ta.

Google ka bashkëpunuar me Samsung gjithashtu për të krijuar një Android që i përshtatet këtyre telefonëve.

Huawei dhe Oppo gjithashtu kanë premtuar telefonët e parë me palosje vitin e ardhshëm.

Një prototip të mrekullueshëm e pamë edhe nga Royole dhe quhet FlexPai.

Telefonë me kamera nën ekran

Për mirë apo për keq, që nga debutimi i iPhone X, “notch” është shndërruar në një trend për flagshipët e çdo prodhuesi Android.

Praktikisht të gjithë kanë përqafuar këtë dizajn me përjashtim të Samsung. Madje edhe Google me Pixel 3 XL, edhe pse “notch” i këtij të fundit i kritikuar.

Në Dhjetor një trend i ri mori jetë, ai i kamerave nën ekran. Dy telefonë mbërritën, Samsung Galaxy A8sme ekranin Infinity-O dhe Huawei Nova 4.

Një tjetër telefon Huawei me këtë dizajn debuton në Janar.

Skanerët e shenjave të gishtërinjve nën ekran

Në përpjekje për të rritur sa më shumë madhësinë e ekranit dhe reduktuar kornizat anësore, prodhuesit ka hequr çdo gjë nga pjesa ballore që nga butonët fizik apo kapacitiv deri tek skanerët e shenjave të gishtërinjve që janë zhvendosur në pjesën e pasme të telefonëve.

Oppo ishte i pari që solli një telefon me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran vitin e kaluar, ndërsa OnePlus e solli për masat dhe funksionon për mrekulli.

Samsung Galaxy S10-ta pritet të sjellë këtë teknologji në Shkurt dhe nuk do të çuditemi të shohim edhe prodhues të tjerë ta bëjnë.