Kandidati për deputet, Dr. Arber Tolaj, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Qifllak të Rahovecit, së bashku me kandidatin për kryeministër të AAK-së, Ardian Gjini, si dhe me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Në këtë bashkëbisedim me qytetarët, ata prezantuan vizionin për zhvillimin e bujqësisë, duke premtuar rritje të subvencioneve dhe investime direkte për fermerët dhe qytetarët e zonës.
Sipas Tolajt, Qifllaku dhe Rahoveci po tregojnë mobilizim të madh në mbështetje të projekteve dhe planit të Aleancës për Kosovën.
“Me njerëz punëtorë dhe me projekte konkrete, vazhdojmë të bashkuar drejt fitores”, është shprehur ai.
Arbër Tolaj në listën e AAK’së mban numrin 5.









