42.78 % e të rinjëve, nuk e përkrahin Grevën në Arsim

Kompania “Pyper” e specializuar për grumbullimin e të dhënave dhe matjen e opinionit publik, së
fundmi ka realizuar sondazhin “Greva në Arsim”.” në të cilin kanë marrë pjesë 1100
respondentë nga 29 komuna të Kosovës.

Sipas ksaj ankete 22 % e respondentëve janë nga Prishtina, dhe 11 % nga Pejë, dhe 8.37% nga Prizreni etj. Anketa sipas ksaj kompanie sht realizuar me grup moshat 21 deri n 30 vjeç.

Nga anketuesit 27.79% e respondentëve janë shprehur se përkrahin pjesërisht kërkesën e
mësimdhënësve, kurse 29.43% e respondentëve përkrahin plotësisht kërkesën.
Mirëpo,përqindja e pjesëmarrësve në sondazh që nuk përkrahin aspak kërkesën e mësimdhënësve arrin në 42.78%.

Ky opinion është reflektuar edhe në pyetjen nëse mësimdhënësit paguhen mjaftueshëm, ku
56.04% e respondentëve janë shprehur se ata paguhen mjaftueshëm.

Po ashtu, shumica e qytetarëve besojnë se greva në arsim ndikon negativisht te
nxënësit/studentët, gjegjësisht, 84.11% e respondentëve besojnë se ndikimi i grevës tek
nxënësit/studentët është negativ, e këtij rezultati i shtohet edhe fakti se 38% e respondentëve
që kanë marrë pjesë në sondazh janë nxënës ose studentë.

Qytetarët janë shumë të ndarë sa i përket zgjidhjes për grevën në arsim. Rezultatet tregojnë që
42.87% mendojnë se qeveria duhet t’i pranojë të gjitha kushtet e SBASHK-ut për rritjen e
koeficientit të pagave kurse 38.51% mendojnë se qeveria nuk duhet t'i pranojë kërkesat e
grevistëve. Përcjellë Ballkan.info