4 klube në pritje të Contes

I sigurtë deri më tani është vetëm rikthimi në detyrën si trajner po se ku, ende mbetet një mister.

Me dilemën e destinacionit të ri që duket se do të lajmërohet vetëm në përfundim të sezonit ish tekniku i Chelseat, Antonio Conte është përfolur gjerësisht ditët e fundit në media për disa alternativa mbi të ardhmen e tij, por mesa duket pyetja e madhe ende nuk ka marrë përgjigje.

Cilën skuadër do të drejtojë Conte? Flitet edhe për një rikthim hipotetik tek Juventusi ndërkohë që pretendentwt për të marrë shërbimet e tij janë të shumta në numër.

Vetëm në Itali rreshtohen skuadra si Roma, Interi dhe orët e fundit edhe bardhezinjtë e Juventusit pavarësisht deklaratës së Allegrit se do të qëndrojë dhe konfirmimit të Agnellit, ndërkohë që në Europë, Bayerni qëndron gjithashtu në rradhë.

Sidoqoftë deri më tani pista me probabilitetin më të lartë paraqitet ajo e verdhekuqve të Romës ndërkohë që edhe tek Interi emri i tij vijon të mbetet shumë atraktiv.