Vrasjet

33 persona të vrarë gjatë viti 2018

Numri i madh i vrasjeve vazhdon të mbetet shqetësues në vendin tonë.

33 persona janë vrarë gjatë viti që lamë pas.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës dërguar për lajmi.net, në vitin 2018, kanë ndodhur 33 vrasje, ndërsa në vitin 2016, gjashtë vrasje më pak, pra 27.

Kurse, mbi 200 mijë armë pa leje janë në duart e qytetarëve.

Sipas raporteve të organizatave ndërkombëtare, shtetet në vendet e Ballkanit kanë numër më të madh të armëve për kokë banori se sa vendet tjera në Evropë.

Në vitin 2010, Kosova kishte miratuar një ligj që sanksionon personat të cilët posedojnë armë pa leje.
Ky ligj thuhej se ishte hartuar konform konventave të ndryshme evropiane rreth përdorimit të armëve të zjarrit.

Ndërsa, gjatë dhjetorit të viti 2018 ka nisur fushata për legalizimin e armëve.
Fushata ka filluar me 17 dhjetor, dhe zgjat gjashtë muaj.