31 vjeçari nga Prizreni, vdes pas infekimit me Covid-19

Në 24 orët e fundit kanë vdekur shtatë persona si pasojë e infektimit me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit rreth gjendjes me koronavirus në vend.

Në njoftimin e IKSHPK’së është bërë e ditur se në 24 orët e fundit, shatë persona të ifnektuar me koronavirus kanë vdekur.

Në mesin e viktimave është edhe një 31-vjeçar nga Prizreni.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Nga fillimi i pandemisë e deri me sot, në Kosovë kanë vdekur 1 mijë e 351 persona të infektuar me koronavirus.