3 të infektuar sot me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor rreth situatës me COVID-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë infektuar tre persona me COVID-19 nga 64 testime sa janë bërë.

Sipas MSH-së, gjatë periudhës së njëjtë kohore janë shëruar tre persona, përderisa numri i rasteve aktive aktualisht në vendin tonë është 29.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 30 persona.