Në Komunën e Gjilanit, derisa, në një lidhje direkt kanë njoftuar se gjithçka rreth procesit zgjedhor është duke shkuar pa ndonjë parregullsi.

“Qendra e votimit më e madhja në Gjilan është Shkolla “Thimi Mitko”, prej orës 07:00 gjithçka ka shkuar në rregull”, ka thënë Kryesuesi i Komisionit komunal të zgjedhjeve në këtë komunë.

I njëjti ka bërë të ditur se gjithçka deri më tani ka shkuar në rregull.

“Sipas informacioneve që kemi marrë të gjitha qendrat janë hapur me kohë, ekzistojnë 34 qendra të vendvotimit në Gjilan. Si zakonisht mund të ketë mungesë materialeve, kemi raportuar me një rast se ka mungesë po gjithçka tjetër ka shkuar në rregull. Prej orës 8 Komisioni Komunal Zgjedhorë do të përgatisë katër ekipe mobile që do të ju shërbejnë votuesve në terren”, ka shtuar ai.

Tutje, i njëjti tha se mbi 3 mijë votues të rinjë në Gjilan do të votojnë në këto zgjedhje.

loading…