3 mënyra të shpejta për të ndaluar kapsllëkun

Të qenit kaps mund të jetë shumë e pakëndshme.

Dhe ndërsa mund të jetë zhgënjyese dhe e dhimbshme, mund të ndodhë thjesht sepse nuk po hani sa duhet fibra ose jeni të dehidratuar. Në këtë rast, gjithçka që duhet të bëni për të rikthyer zorrët në funksionin e tyre është të rregulloni pak dietën tuaj, transmeton Living.

Pini çaj me limon dje mjaltë: Bëni një çaj duke shtuar ujë, mjaltë dhe limon. Mjalti është një laksativ dhe gjithashtu ndihmon për të zvogëluar thartirën e shkaktuar nga limoni. Limoni vepron si një stimulues natyral për sistemin e tretjes dhe ndihmon në largimin e toksinave nga trupi.

Pini shumë ujë: Burrat duhet të pinë të paktën 3.7 litra dhe gratë, 2.7 litra ujë në ditë. Kjo sepse jashtëqitja e fortë dhe e thatë është shkaku më i zakonshëm i kapsllëkut, dhe pirja e mjaftueshëm e ujit do ta mbajë trupin të hidratuar siç duhet dhe do ta bëjë të lehtë kalimin e jashtëqitjes.

Përfshini kosin në dietën tuaj: Edhe pse këshillohet të qëndroni larg produkteve të qumështit nëse vuani nga kapsllëku, kosi është një përjashtim. Kosi përmban probiotikë si Bifidobacterium longum ose Bifidobacterium animalis të cilat mund t’ju ndihmojnë të keni një jashtëqitje më të shpejtë dhe më pak të dhimbshëm.