Kinsey Wolanski njihej nga shumë pak njerëz në botë, pavarësisht se aktiviteti i saj ishte shumë i lartë në fushën e modelingut dhe ekspozimit në rrjetet sociale.
Rusja është e lidhur me Vitaly Zdorovetskiy, një peson i famshëm që krijon video për Youtube dhe tani ka krijuar një “website” për të rritur.
I gjithë qëllimi i çiftit në fjalë ka qenë promovimi i këtij “website”, teksa modelja e përdori më së miri bukurinë dhe format e saj për të tronditur të gjithë botë, duke bërë një super marketing dhe reklamë me kosto minimale.

Profili i Kinsey në Instagram para se të zbriste në fushën e finales së Champions League ndiqej nga 390 mijë persona.
Menjëherë sapo u zbulua identiteti i saj, llogaria në Instagram mori dhenë. Aktualisht fansat e saj janë shtuar në 1.9 milionë, teksa edhe të dashurit të saj, Vitaly, i ka shkuar llogaria e tij nga 2 milionë në 2.4 milionë në 12 orë.

Një biznesmen në fushën e sportit analizoi se një reklamë e tillë, në një fashë orari të tillë mund t’i kushtuar plot 3.9 milionë dollarë një kompanie, nëse do të investonte dhe nuk do të kishte të njëjtin impakt saç pati Kinsey.
$3.97 million: Value, in equivalent advertising time as of 5:30pm ET, garnered by Vitaly Uncensored, an adult site featured on the clothing of streaking model Kinsey Wolanski, according to @ApexMGAnalytics. Wolansky is girlfriend of YouTuber Vitaly Zdorovetskiy, who owns the site pic.twitter.com/R3obTmdKYU
— Darren Rovell (@darrenrovell) June 1, 2019
Një ide e guximshme, por mbi të gjitha një mendje e zgjuar si Vitaly, që milionat vërshojnë drejt tij në çdo sekondë tani.







