2Ton finalizon këngën e re, ja kur publikohet

2Ton ka treguar datën e publikimit të këngës së re.

2Ton ditë më parë paralajmëroi këngën e re, madje dha edhe datën e publikimit të saj.

Por, kjo këngë ishte shtyrë për shkak të disa problemeve teknike, megjithatë këngëtari ka dhënë datën e re.

Ai njoftoi fansat se kënga “Amore” do të publikohet nesër (26 shkurt) dhe vjen e shoqëruar edhe me videoklip.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe ky artist.